Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!
Pro Ref, institucioni përgjegjës për arbitrimin në Premier League, ka pranuar se goli i Erling Haaland në derbin e Manchesterit ndaj Manchester United nuk duhej të ishte akorduar. Goli i shënuar nga sulmuesi norvegjez në minutën e 60-të fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u ndryshua dhe goli u konsiderua i rregullt. Debati lidhet me pozicionin e Enzo Fernández gjatë aksionit. Pas devijimit të Patrick Dorgu ndaj krosimit të Josko Gvardiol, Fernández ndodhej pranë Lisandro Martínez, por VAR vlerësoi se mesfushori argjentinas nuk kishte ndikuar në aksion. Megjithatë, Pro Ref ka pranuar se kjo ishte një gabim vlerësimi. Në një deklaratë zyrtare, institucioni sqaroi se Haaland ishte në pozicion të rregullt, por VAR-i nuk e kishte vlerësuar siç...
Burimi:
javanews.al