Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Nvidia, Jensen Huang, ka pranuar se ka qenë “i pabesë” ndaj bashkëshortes së tij, Lori Huang, përmes një mesazhi drejtuar punonjësve të kompanisë. Rrëfimi i tij vjen në një moment kur miliarderi po përballet me polemika lidhur me një lidhje të pretenduar jashtëmartesore dhe me raportime për përfshirjen e një sipërmarrëseje të dyshuar nga inteligjenca amerikane për lidhje me spiunazhin kinez. Përtej pasojave personale dhe korporative, çështja ka ngritur edhe pikëpyetje mbi pasurinë e tij marramendëse, e cila mund të vihet në diskutim në rast të një divorci. Sipas përllogaritjeve, ndarja hipotetike e pasurisë në mënyrë të barabartë mund të arrinte në rreth 81.1 miliardë dollarë, duke e kthyer atë në një nga divorcet më të kushtueshme në histori. Në një...
Burimi:
javanews.al