Prania e Ramës ‘ndez’ protesën! Dita 94-Protesuesit rrethuan kryeministrinë, përplasje me efektivët, kaos edhe te Komisariati nr. 3

Prania e Ramës ‘ndez’ protesën! Dita 94-Protesuesit rrethuan kryeministrinë, përplasje me efektivët, kaos edhe te Komisariati nr. 3

pamje nga protesta TIRANË-Ajo që nisi si një tubim i përditshëm prej 94-ditësh, u përshkallëzua në përplasje tensione dhe shoqërime në Polici. Kjo ishte panorama e protestës së djeshme, ku prania e kryeministrit Edi Rama në zyrë ndryshoi intinerarin e protestuesve të cilët ndryshe nga herët e tjera nuk marshuan në rrugët e Tiranës, por u vendosën prej më shumë se 1 ore para Kryeministrisë.  Gjithçka nisi pasi qytetarët tendtuan të hyjnë në Kryeministri, ndërsa forca të shumta Policie krijuan një kordon përpara godinës së qeverisë. Situata përshkallëzoi në përplasje fizike, ku protestuesit u shtynë me efektivët, ndërsa ndërhynë edhe autobotët me ujë për shpërndarejen e tyre.  Situata u qetësua një moment, kur protestuesit u ulën në rrugë para kordonit policor, ndërsa kryeministri u largua nga...