“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë: Njerëzit të ndihen të qetë kur të vijnë të qajnë një hall
Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje takimin e radhës me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadër të nismës “Prania Besnike”. Gjatë mbledhjes u raportua mbi takimet e zhvilluara me qytetarët, shqetësimet e ngritura prej tyre, si dhe detyrat e lëna për adresimin e problematikave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau një videokronikë nga takimi, duke e cilësuar atë si një mbledhje tashmë javore me drejtuesit politikë dhe ministrat. “Mirëmëngjesi, dhe me këtë videokronikë nga mbledhja tashmë javore me drejtuesit politikë dhe ministrat, për raportimet dhe detyrat e ‘Pranisë Besnike’, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Gjatë takimit, kryeministri theksoi se qytetarët që marrin pjesë në këto takime nuk duhet të ndihen nën presion për t’u ekspozuar publikisht. “Njerëzit nuk vijnë...
Burimi:
vizionplus.tv