Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital! Policia jep detajet e para: Dy punonjësit…
Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, pas një rrjedhjeje gazi në një furrë buke. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e familjes Kola, ku ata ushtronin edhe aktivitetin e tyre familjar për prodhimin e bukës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit Janaq Kolën, rreth 60 vjeç, dhe një 55 vjeçare, që Policia thotë se janë punonjës. Çifti është paraqitur në spital në gjendje asfiksie, ndërsa sipas të dhënave paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha....
Burimi:
javanews.al