Posta e Kosovës lëshon emision të ri filatelik për 80-vjetorin e Teatrit Kombëtar

Posta e Kosovës lëshon emision të ri filatelik për 80-vjetorin e Teatrit Kombëtar

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar një emision të ri filatelik kushtuar 80-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke nderuar historinë dhe kontributin tetëdhjetëvjeçar të këtij institucioni në zhvillimin e artit skenik dhe kulturës në vend. Emisioni është realizuar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe u promovua më 14 tetor 2026, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori. Rrugëtimi i teatrit nisi në tetor të vitit 1946 në Prizren, si institucioni i parë teatror profesional në vend, ndërsa pak muaj më vonë u zhvendos në Prishtinë. Gjatë tetë dekadave të veprimtarisë, ky institucion është bërë një nga qendrat kryesore të krijimtarisë skenike, duke sjellë qindra premiera dhe mijëra shfaqje për publikun. Përmes veprimtarisë së tij, Teatri Kombëtar...