“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi e cilësoi portalin e ri të prezantuar nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme, të quajtur “Fol me Kryeministrin”, si një dritare cinizmi dhe jo një dritare dialogu me studentët që po protestojnë. Në një intervistë për News24, ai theksoi se kryeministri po tenton ta paraqesë protestën studentore si një reagim për problemet akademike dhe ekonomike, dhe jo si një protestë përmes së cilës kërkohet dorëheqja e tij. Ai theksoi se të rinjtë e refuzojnë dialogun për shkak të veprimeve të kryeministrit, duke nisur nga sjellja e dhunshme policore dhe deri tek aktet normative, përmes së cilave aplikohen gjoba për protestuesit. “Unë do e konsideroj dritare cinizmi këtë mënyrë që ka zgjedhur Rama të ndërtojë dialog me studentët. Çështja e mungesës...