Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat! Çfarë thonë sipërmarrësit dhe ekspertët (VIDEO)

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat! Çfarë thonë sipërmarrësit dhe ekspertët (VIDEO)

Nafta në Shqipëri kushton deri në 45 për qind më shumë se në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa në vendin tonë një litër naftë kushton gati 2.4 euro, në këto dy vende të rajonit karburanti tregtohet mesatarisht me rreth 1.7 euro për litër. Në krahasim me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, nafta në Shqipëri kushton 20 deri në 30 për qind më shumë.  “Diferenca është shumë e dukshme për këdo që lëviz në rajon. Nëse një qytetar apo një kompani në Maqedoninë e Veriut paguan ndjeshëm më pak për të njëjtën sasi karburanti, kjo ndikon drejtpërdrejt edhe te konkurrueshmëria. Për bizneset shqiptare, karburanti është një kosto që futet në transport, në prodhim dhe në çmimin final të produkteve”, tha Nebi Hoxha për “A2”,...