Polonia shpall 2 ditë zi kombëtare/ Çfarë dihet për të shtënat në Krakov, ku u vranë 6 persona?
Gjashtë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Krakovit, të shtunën pasdite. Kryeministri polak, Donald Tusk, e cilësoi ngjarjen si akt terrorizmi. Policia njoftoi gjithashtu se në banesën e të dyshuarit janë gjetur trupat e babait të tij 53-vjeçar, nënës 52-vjeçare dhe motrës 20-vjeçare. Qeveria polake ka shpallur dy ditë zi kombëtare për tragjedinë. Si ndodhi sulmi? Të shtënat ndodhën rreth orës 15:00, pasi një person i maskuar, i veshur me rroba ushtarake, hyri me veturë në sheshin e frekuentuar nga turistët dhe hapi zjarr. Njerëzit u përpoqën të largoheshin dhe të gjenin strehim në ndërtesat përreth. Pas një shkëmbimi zjarri me policinë, i dyshuari, një shtetas polak 24-vjeçar, mbeti i plagosur, u...
Burimi:
syri.net