Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit
Ministria polake e Mbrojtjes po përgatit një projektligj për gatishmërinë e plotë të shtetit në rast lufte, me synimin për të përmirësuar organizimin e mbrojtjes dhe për të lehtësuar lëvizjen e trupave polake dhe aleate, sipas PAP (Agjencia Polake e Shtypit). Projektligji është ende në fazën e konsultimeve të brendshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk dihet ende se kur do t’i paraqitet parlamentit. Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, tha dje se ministria po punon për këtë legjislacion prej disa javësh. Ministri polak i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri, Władysław Kosiniak-Kamysz tha se projektligji, i quajtur “ligji para luftës”, është hartuar duke marrë në konsideratë mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë. Ai tha se përvoja e Ukrainës është analizuar për të identifikuar ndryshime, që mund...
Burimi:
javanews.al