Polonia në alarm pas informacioneve për sulme ndaj kryeministrit Tusk dhe disa ministrave! Ushtria dhe Policia në gadishmëri

Polonia në alarm pas informacioneve për sulme ndaj kryeministrit Tusk dhe disa ministrave! Ushtria dhe Policia në gadishmëri

Policia polake ka marrë informacione për një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz. Lajmi u bë i ditur të dielën nga zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Karolina Gałecka. Në një postim në platformën X, zëdhënësja bëri të ditur se ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, dhe ministri-koordinator i Shërbimeve Speciale, Tomasz Siemoniak, kanë urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve për trajtimin e kësaj çështjeje. “Pas informacioneve të marra nga policia polake për një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, ministri i Brendshëm Marcin Kierwiński dhe ministri-koordinator i Shërbimeve Speciale, Tomasz Siemoniak, urdhëruan marrjen e masave për këtë çështje”, shkroi Gałecka. Ajo njoftoi gjithashtu se të dielën, në orën...