Politikë “E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erjon Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!

Politikë “E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erjon Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!

Motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar publikisht duke përgënjeshtruar pretendimet se shteti shqiptar ka mundësuar dërgimin e tij në Itali për trajtim të specializuar. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar se transferimi i të riut drejt Italisë është bërë falë përpjekjeve dhe mbështetjes financiare të familjarëve, miqve dhe personave që u kanë ardhur në ndihmë. Reagimi vjen pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte dhënë udhëzime për mbulimin e shpenzimeve të ndërhyrjeve mjekësore të 28-vjeçarit. Motra e Vishkullit i ka bërë thirrje mediave të mos publikojnë informacione të pavërteta dhe të mos e përdorin rastin e vëllait të saj për propagandë politike. Ju falënderojmë të gjithëve...