Politekniku mbushet me postera kundër qeverisë, studentët ironizojnë premtimet e pambajtura
Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zgjedhur një formë të veçantë proteste këtë të mërkurë, duke mbushur korridoret dhe dyert e fakulteteve me postera që denoncojnë problematikat në arsim, shëndetësi, ekonomi, investime publike dhe emigracion. Përmes artikujve mediatikë, të dhënave nga raporte dhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë, studentët kanë rikthyer në vëmendje një sërë premtimesh që, sipas tyre, nuk janë realizuar. Mesazhet shoqëruese janë shkruar me dorë dhe kanë një përmbajtje ironizuese ndaj institucioneve dhe politikave qeveritare. Një prej çështjeve të ngritura lidhet me shpenzimet për tenderat e Universitetit Politeknik, të cilat sipas të dhënave të publikuara në posterat e studentëve arrijnë në 47.23 milionë euro për tre vite, ose 56 milionë euro përfshirë TVSH-në. Në këtë kontekst, studentët ironizojnë kontrastin mes shpenzimeve...
Burimi:
ntv.al