Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Policia e Tiranës ka arrestuar në 51-vjeçar, i cili akuzohet se u ka shitur fishekzjarrëve protestuesve të cilët i kanë përdorur në protestat e fundit të studentëve. Në magazinën që zbuloi policia u gjetën 1853 fishekzjarrë, në ambientin që administronte te “Tregu Çam”. Të hënën Policia e Tiranës sekuestroi nga një banesë në rrugën “Zela”, 47 pako me fishekzjarrë që shiteshin për qëllime të kundërligjshme. “Në kuadër të fazës së tretë të operacionit të koduar “Fireworks”, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin D....