‘Policia pengon protestën’/ Bardhi: E drejta për të protestuar nuk shuhet me dhunë dhe gjoba
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që po protestojnë në mënyrë paqësore, duke i akuzuar efektivët për pengimin e ushtrimit të një të drejte kushtetuese. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi dënoi atë që e cilësoi si pengim të protestuesve përmes shoqërimeve në komisariate, vendosjes së gjobave dhe dhunës policore. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, kjo e drejtë nuk mund të cenohet apo të frikësohet përmes veprimeve të Policisë së Shtetit. Ai kërkoi që çdo rast i pengimit të protestuesve dhe çdo akt dhune të hetohet, ndërsa personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit. Në reagimin e tij, Bardhi i drejtohet edhe komunitetit ndërkombëtar dhe partnerëve të Shqipërisë, duke...
Burimi:
syri.net