No Image Available

POLICIA OPERACION BLIC NË TIRANË DHE KRUJË

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës gjatë dy operacioneve të zhvilluara brenda 24 orëve, në kuadër të kontrolleve kundër posedimit të paligjshëm të armëve. Sipas njoftimit të policisë, në banesat e dy të arrestuarve janë sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak, 17 kapsolla elektrike, një shënjestër optike, dy mjete prerëse dhe një peshore elektronike. Operacioni i parë, i koduar “Qëllimi”, u zhvillua në Tiranë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Në pranga ka rënë A. Z., 36 vjeç, i cili, sipas policisë, ka precedent penal. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një pistoletë, një armë automatike, municion luftarak, një shënjestër optike, dy mjete prerëse dhe një peshore elektronike....