Policia nuk është palë, është arbitër/ Lutfi Dervishi godet uniformat: S’mund të përdorni dhunë
Roli i Policisë së Shtetit gjatë protestave është rikthyer në qendër të debatit publik, veçanërisht pas akuzave për përdorim të dhunës dhe forcës ndaj protestuesve. Gazetari Lufti Dervishi, duke komentuar situatën tha se policia duhet të qëndrojë jashtë përplasjeve politike dhe të veprojë si arbitër, duke garantuar njëkohësisht të drejtën për protestë dhe zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit. “Policia nuk është palë, policia është arbitër”, deklaroi Dervishi, duke theksuar se uniformat blu kanë dy detyra themelore: të garantojnë mbarëvajtjen dhe integritetin e punës së Kuvendit dhe deputetëve, por edhe të sigurojnë zhvillimin e protestës. Sipas tij, përballë një proteste policia nuk duhet të pozicionohet politikisht, pavarësisht kërkesave që artikulojnë qytetarët. Dervishi argumentoi se kërkesa për largimin e një qeverie është pjesë normale e një...
Burimi:
ntv.al