Policia ngre alarmin për të miturit në protesta: Prindër, mbajini fëmijët në shtëpi

Policia ngre alarmin për të miturit në protesta: Prindër, mbajini fëmijët në shtëpi

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me përfshirjen e të miturve në protestat e ditëve të fundit, duke shprehur shqetësimin për ekspozimin e tyre ndaj situatave të rrezikshme. Sipas policisë, disa prej tyre janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, mes dhunës, hedhjes së sendeve të forta, përdorimit të mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës. Në reagimin e saj, Policia e Shtetit u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të tregojnë kujdes të shtuar, të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve dhe të shmangin përfshirjen e tyre në situata që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin. “Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, thuhet në deklaratën e policisë, e cila thekson rëndësinë e mbrojtjes së të...