Policia ndjek protestuesit në rrugicat e Tiranës, të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave

Policia ndjek protestuesit në rrugicat e Tiranës, të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave

Protesta e qytetarëve në Tiranë është shtrirë edhe përtej bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbërritur në zonën e Zogut të Zi, pranë Stacionit të Trenit. Sipas raportimeve nga terreni, policia ka ndjekur protestuesit në këtë zonë, ndërsa gjatë përplasjeve janë djegur kazanë të mbeturinave. Në terren janë vendosur edhe autobotët e ujit, të cilët po përdoren në përpjekje për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar, me efektivët e policisë dhe protestuesit përballë njëri-tjetrit.