Policia greke kap rreth 19 kg marijuanë në kufi, në pranga çifti

Policia greke kap rreth 19 kg marijuanë në kufi, në pranga çifti

Pas një operacioni të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit (YDEE) të Kosturit në Greqi, një shtetase greke 34-vjeçare dhe një shtetas shqiptar 38-vjeçar u arrestuan mbrëmjen e djeshme në një zonë të Kastorit, për trafikimin e një sasie lëndësh narkotike. Më hollësisht, në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit nga oficerët e policisë të mësipërm, mbrëmë u zbulua në një zonë të Kastorit një makinë private, duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë, me një shofere 34-vjeçare dhe një pasagjer 38-vjeçar, dhe gjatë një kontrolli u konstatua se ata po transportonin së bashku 2 çanta udhëtimi që...