Policia e Tiranës bëhet me drejtor të ri, Oliger Torba emërohet në krye të bluve të kryeqytetit!
Policia e kryeqytetit bëhet me drejtor të ri. Oliger Torba është emëruar në krye të Policisë së Tiranës. Ai ka marrë miratimin e kryepolicit Skënder Hita. Prej muajit prill të këtij viti ai mbante postin e zëvendësdrejtorit. Një nga ndryshimet më të rëndësishme në atë kohë me firmë të Hitës ishte largimi i Besmir Dervishit si zëvendës-drejtor i Policisë së Tiranës dhe emërimi në këtë pozicion i Torbës, i cili më herët ka qenë zv.drejtor në Fier. Torba së fundmi ishte i komanduar në Tiranë dhe marrja e gradës i hapi rrugën për postin e kryepolicit të Tiranës.
Burimi:
javanews.al