Policia e Shtetit: Mes protestuesve ka persona me armë. RENEA në gatishmeri!

Policia e Shtetit: Mes protestuesve ka persona me armë. RENEA në gatishmeri!

Pjesë nga deklarata e plotë e Policisë së Shtetit: Policia e Shtetit prej 6 ditësh po përballet me sulme të pandërprera, për orë të gjata, nga grupe personash të maskuar, të cilët kanë dhunuar punonjësit e Policisë së Shtetit me gurë, pllaka guri, sfera metalike, vida, sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov. Krahas sulmeve ndaj Policisë, këto grupe kanë sulmuar dhe dëmtuar institucione shtetërore, institucione të drejtësisë, institucione bankare, pronë publike dhe private. Njëkohësisht, çdo ditë vijojnë thirrjet, nëpërmjet grupeve të hapura, në platformat online dhe rrjetet sociale, për vrasjen e punonjësve të Policisë dhe djegien e automjeteve të Policisë. Ditën e djeshme, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka ardhur një telefonatë, sipas së cilës, mes protestuesve kishte elementë...