Policia e Shkodrës arreston 3 persona, mes tyre një 15- vjeçar që kreu akte të dhunshme para bashkisë

Policia e Shkodrës arreston 3 persona, mes tyre një 15- vjeçar që kreu akte të dhunshme para bashkisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 73 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (çekiç) bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Çekiçi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë një shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi më datat 15 dhe 16.10.2026, është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit përpara Bashkisë Shkodër, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan...