Pogradec/ Zjarri në Mëmëlisht, flakët rrezikojnë sipërfaqen pyjore

Pogradec/ Zjarri në Mëmëlisht, flakët rrezikojnë sipërfaqen pyjore

Një sipërfaqe me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në fshatin Memëlisht. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për neutralizimin e flakëve, të cilat rrezikojnë një sipërfaqe pyjore mbi fshat. Aktualisht po ndërhyhet me dy automjete zjarrfikëse, një cisternë uji, si dhe me dhjetëra zjarrfikës e banorë të zonës. Zjarri favorizohet nga era. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.