Poezia shqipe në gjuhën gjermane, mbrëmje letrare në Bibliotekën Kombëtare
Ambasada Gjermane në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojnë më 4 nëntor një mbrëmje letrare kushtuar poezisë shqipe dhe përkthimit të saj në gjuhën gjermane, duke vënë në pah rolin e përkthimit në forcimin e shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Aktiviteti do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me mbështetjen e rrjetit evropian për letërsinë dhe librat TRADUKI, përmes të cilit poezia shqipe ka gjetur shprehje të re artistike edhe në gjuhën gjermane. Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë shkrimtarja dhe studiuesja Dr. Blerina Rogova-Gaxha, poeti Arben Idrizi dhe përkthyesja e njohur Dr. Zuzana Finger, të cilët do të sjellin lexime poetike dhe diskutime mbi përvojat dhe sfidat e përkthimit letrar. Biseda...
Burimi:
kultplus.com