Poeti dhe letërsia shqipe

Poeti dhe letërsia shqipe

Nga Rexhep QosjaMbi poezinë e Lasgush Poradecit dhe kualitetet e saj artistike janë dhanë mendime të ndryshme që nganjiherë s’përkojnë fare mesveti dhe, përsa i përket vendit që duhet të zajë ai në kierarkinë e shkrimtarëvet shqiptarë, ka pikëpamje kontradiktore. Vlerësimet e dhanuna përkitazi me kualitetet e vjershave të tij rëndom bazohen në kërkesat që ia shtrojnë artit poetik autorët e kritikavet, ndaj nëqoftëse njani njihte formën njiherë si primat të poezisë e artevet përgjithësisht asht e kuptueshme të gjente tek Lasgushi idealin e vet artistik kurse tjetri që kërkonte të jenë tradita dhe thesari popullor pikënisje të krijimtarisë letrare, nuk mund të shihte ndonji vlerë të shqueme në te. Kësisoji, poetit sa i thureshin panegjirikë, sa i mohohej plotësisht randësia për krijimtarinë artistike shqipe...