Poemë për babanë e për veten
Poezi nga Dritëro Agolli Im atë tokën shumë e donteSiç donte nënë e gruaPër tokën lodhej dhe rënkonteDhe djersën derdhte kruaKur plis me plis hidhte hapinI kishte hapi hijeDhe zogjtë e malit udhë i hapninMe fjalë hirësieKur grushtin mbushte plot me farë,Mahnitej kush e shihte,Dhe era ndalte frymën në arë,Që qejfin mos ja prishteNë këmbë si në katër kleçkaNë gur ngrinte hardhuckaPërgjonte lart në shelg rebeckaMe thonjtë me majucka.Me sqep lejleku bënte harqeRreth rruzullit të diellitDhe dukej sikur ndillte paqenën kaltërsinë e qiellitPo ati im mbi plisa ecteMe shpirt të madhërishëmDhe tokës shpirt me shpirt i jepteNga shpirti i çuditshëmKur pranë mollës ulej qetëTë hante bukë e gjizëNuk fëshfërinin gjethe e fletëNuk pipëtinte drizëMe token rrinte ditë e natëNë vapë, erë e mjegullNdaj nga pasardhësit...
Burimi:
kultplus.com