Podiume bosh, shpërblime për votimin elektronik dhe opozita jashtë gare! Rusët votojnë mes përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

Podiume bosh, shpërblime për votimin elektronik dhe opozita jashtë gare! Rusët votojnë mes përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

Rusia zhvillon zgjedhjet parlamentare për herë të parë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës, në një klimë të tensionuar politike dhe me opozitën kritike ndaj Kremlinit jashtë gare. Votimi zhvillohet për tre ditë dhe qytetarët rusë do të zgjedhin 450 deputetët e Dumës së Shtetit, dhomës së ulët të parlamentit. Partia Rusia e Bashkuar, e cila mbështet Presidentin Vladimir Putin dhe ka dominuar politikën ruse prej më shumë se dy dekadash, pritet të ruajë shumicën në parlament. Një prej pamjeve që ilustron klimën e këtyre zgjedhjeve vjen nga qyteti i Ryazanit. Në një debat televiziv të transmetuar nga Russia-1, gjashtë kandidatët e regjistruar nuk u paraqitën në studio. Përballë moderatores mbetën vetëm podiumet bosh. Opozita kundër luftës është gjithashtu jashtë procesit zgjedhor....