Po transportonte armë zjarri, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari me precedent kriminal (Emri)
Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri me motomjet në Rrugën e Elbasanit. Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Dushku, banues në kryeqytet, i cili sipas policisë ka precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të motomjetit me të cilin lëvizte 49-vjeçari, policia gjeti një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se ai do ta trafikonte. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua edhe një jelek antiplumb. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit me municion, jelekun antiplumb, motomjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Burimi:
gijotina.com