Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar është arrestuar këtë të hënë, pasi u kap në flagrancë duke ndihmuar 19 emigrantë të paligjshëm të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë B. L., 39 vjeç, i cili u kap në fshatin Alijaj të Shkodrës, duke transportuar me një automjet që e kishte marrë me qira, 16 emigrantë nga vendet e treta: 9 nga Afganistani, 5 nga Somalia dhe 2 nga Bangladeshi. Njoftimi i plotë i policisë: Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar...