Po trafikonte 11 klandestinë nga Pakistani dhe Bangladeshi drejt vendeve të BE, arrestohet 27-vjeçarit në Korçë, në kërkim 2 të tjerë
Një 27-vjeçar është arrestuar në Korçë, ndërsa dy bashkëpunëtorë të dyshuar janë shpallur në kërkim. I riu u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, teksa transportonte me automjet 11 emigrantë nga Bangladeshi dhe Pakistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi. Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti dhe një celular. Njoftimi i Policisë: “Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni i koduar “Borders”. Arrestohet një 27-vjeçar, punohet për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij. 27-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, duke transportuar me automjet, drejt Shkodrës, 11 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi....
Burimi:
javanews.al