“Po punojmë për të dyja anët e medaljes”, Rama: Protesta bëhet për t’u dëgjuar, jo për të përmbysur qeverinë me forcë

“Po punojmë për të dyja anët e medaljes”, Rama: Protesta bëhet për t’u dëgjuar, jo për të përmbysur qeverinë me forcë

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Ervin Demo kanë dalë në një komunikim për qytetarët lidhur me protestat. Në fjalën e tij Rama deklaroi sërish se dhuna në protesta është shkaktuar nga njerëz të radikalizuar nga ANTIFA, të radikaluzuar fetarë dhe nga krimi i organizuar. Kreu i qeverisë ka treguar edhe një bisedë telefonike me një pedagog, ku rrëfen se e ka pyetur përse protestohet. Rama deklaroi se një protestë bëhet kur qeveria nuk është e gatshme të dëgjojë dhe se në të kundërt këmbëngulja në protestë është pa sens. Edi Rama: Ne jemi duke punuar intensivisht për të adresuar të dy anët e kësaj medaljeje. Jemi shumë të vëmendshëm në raport me arsyet reale dhe me shkaqet që bëjnë shumëkënd përtej faktit...