Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë
Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur mesditën e sotme në pikën e karburantit në lagjen nr. 1 në Sarandë. Shërbimi zjarrfikës është njoftuar për ngjarjen në orën 11:55. Pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri ishte fikur nga punonjësit e karburantit. Sipas të dhënave paraprake, një punonjës po punonte me një mjet prerës, troko, në ambientet e brendshme të depozitave të karburantit. Shkëndijat e krijuara nga mjeti prerës kanë bërë që të marrin flakë avujt e karburantit, duke shkaktuar shpërthimin e pjesës së avullit që ndodhej jashtë depozitave. Si pasojë e shpërthimit është plagosur punëtori që po kryente punimet brenda depos. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa vijojnë verifikimet për të dokumentuar rrethanat e plota të incidentit.
Burimi:
javanews.al