Po përpiqej të shuante zjarrin që ndezi vetë në tokën e tij, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër
foto ilustruese MALLAKASTËR-Një 76-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Greshicë të Mallakastrës, pasi dyshohet se u përfshi nga flakët teksa po përpiqej të shuante një zjarr në një ullishte. Policia njofton se i moshuari dyshohet se e ka ndezur vetë zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat dhe në përpjekje për të shuar flakët, ka humbur jetën. "Rreth orës 12:00, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat. Më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,"-thuhet në njoftimin paraprak nga Policia.
Burimi:
zeri.ai