‘Po i serviloset Izraelit’, Koka: Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort

‘Po i serviloset Izraelit’, Koka: Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort

Gazetari Bledian Koka thotë se biznesmeni izraelit Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Koka shton se Rama po luan me Izraelin të njëjtën kartë që ka luajtur dhe me Erdoganin ndërsa po mundohet të shkojë në ekstrem për të gjetur një mbrojtje. Koka është i bindur se tashmë janë pjekur kushtet që Rama të thirret në SPAK për t’u përballur me forcën e ligjit. “Qartazi Ron Yeffet i ofron një shërbim që Ramës i duhet fort e pret t’i vijë nga Izraeli. Mënyra si i serviloset Izraelit, provokon shqiptarët me ngritjen e muzeve hebraike në Vlorë, nxit historianët e vet të thotë që Vlora ka pasur më shumë hebrej se vlonjatë....