‘Po i heqin dhëmbët prokurorisë’, Berisha kritikon SPAK dhe KLP-në

‘Po i heqin dhëmbët prokurorisë’, Berisha kritikon SPAK dhe KLP-në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar SPAK-un dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) për atë që e cilësoi si mungesë reagimi ndaj ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, ai pretendoi se dispozitat e reja mund të kufizojnë nisjen e hetimeve dhe përdorimin e provave të siguruara pa vendim gjykate. Berisha tha se ndryshimet, sipas tij, mund të ndikojnë te hetimet për korrupsion dhe të mbrojnë kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë pranë tij. Ai kritikoi gjithashtu rregullat që, sipas pretendimit të tij, kufizojnë publikimin nga mediat të materialeve hetimore. “E vërteta është se organizatës socialiste të partisë që quhet SPAK, partia ia hoqi dhëmbët dhe dhëmballët. Ajo që më bën përshtypje, Muharrem, është se...