“Po i hedhin benzinë zjarrit”- Rusia paralajmëron Britaninë: Do të shkatërrojmë fabrikat që do të prodhojnë raketat SCALP në Ukrainë!

“Po i hedhin benzinë zjarrit”- Rusia paralajmëron Britaninë: Do të shkatërrojmë fabrikat që do të prodhojnë raketat SCALP në Ukrainë!

Kremlini reagoi pas lajmeve se Britania do t`i japë Kievit informacionin e nevojshëm për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi SCALP, duke deklaruar se me këtë veprim, Londra po rrezikon paqen dhe kërcënoi se do të shkatërronte fabrikat që i prodhojnë ato. Paralajmërimi erdhi ndërsa kryeministri britanik Andy Burnham u zotua, gjatë një vizite në Kiev, të vazhdonte mbështetjen ushtarake për Ukrainën. I pyetur për planet e prodhimit të SCALP, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e fshehu zemërimin. “Britania po i hedh rregullisht benzinë zjarrit dhe po harton në mënyrë sistematike e të vazhdueshme skema për të penguar edhe përparimin më të vogël në procesin e paqes. Forcat tona të armatosura po veprojnë në përputhje me rrethanat, duke mbledhur informacionin përkatës për...