Po fshihej në Spanjë, Interpoli gjen dhe arreston shkodranin e kërkuar për tentativë vrasjeje! Pritet ekstradimi, ja si ndodhi ngjarja e vitit 2022

Po fshihej në Spanjë, Interpoli gjen dhe arreston shkodranin e kërkuar për tentativë vrasjeje! Pritet ekstradimi, ja si ndodhi ngjarja e vitit 2022

Si rezultat i marrjes së informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të tij me Interpol Madridin, u finalizua një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi A. N., 36 vjeç, lindur në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit...