Plumbat e gomës kundër protestuesve e gazetarëve, shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës
Qendra e Tiranës ishte mbuluar nga retë e gazit lotsjellës pasditen e 24 tetorit, ndërsa krismat e armëve të policisë përziheshin me shpërthimet e kapsollave dhe fishekzjarrëve të protestuesve. Mes përplasjeve pranë Teatrit të Kukullave, Erjon Vishkulli, një i ri nga Elbasani dhe pjesëtar i grupimit të tifozëve “Tifozët Kuq e Zi”, u godit nga një plumb gome në syrin e majtë. Në pamjet filmike të incidentit, Vishkulli shihet duke vrapuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, larg vijës së përplasjeve mes policisë dhe protestuesve. Ai mban me dorë syrin e plagosur, përpara se të rrëzohet në tokë. I gjakosur, Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë dhe më pas me një avion mjekësor drejt Italisë, ku mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë...
Burimi:
gijotina.com