Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në Komisionin për të Drejtat e Njeriut lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për dyshimet mbi vjedhjen e fondeve të pensioneve në Postën e Durrësit. Ajo e cilësoi çështjen tepër të rëndë dhe kërkoi transparencë të plotë për fatin e parave të pensionistëve. Gjatë fjalës së saj në komision, Tabaku theksoi se hetimi i njoftuar nga SPAK ngre shqetësime serioze dhe se institucionet duhet të japin shpjegime për atë që ka ndodhur me fondet e pensioneve. “Sot SPAK njoftoi që ka nisur një hetim për sa i përket çështjes së vjedhjes së pensioneve në Postën e Durrësit. Kjo është një çështje shumë e rëndë. Është një çështje e cila kërkon transparencë”, deklaroi deputetja demokrate. Tabaku...
Burimi:
gijotina.com