Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh të mëdhenj në aksin rural Kolonjë–Golem, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Prania e gurëve dhe dherave në karrexhatë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, ndërsa reshjet e shiut kanë rënduar më tej gjendjen e këtij segmenti rrugor. Aktualisht, rruga vijon të jetë e kalueshme, por me vështirësi, pasi materialet e rrëshqitura kanë zënë pjesë të karrexhatës, duke e bërë qarkullimin të rrezikshëm, veçanërisht në kushtet e motit të keq. Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak se aksi Kolonjë–Golem vijon të jetë i papërfunduar, pavarësisht kërkesave dhe protestave të përsëritura të banorëve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje për përfundimin e...
Burimi:
gijotina.com