Platforma me 5 Pika për një Shqipëri të Ligjit dhe Demokracisë, përballë narkoshtetit!

Platforma me 5 Pika për një Shqipëri të Ligjit dhe Demokracisë, përballë narkoshtetit!

Nga Petrit Vasili/ Opozita shqiptare ka vetëm një armë politike përballë narkomaxhorancës dhe ajo është QARTËSIA. Sa më e qartë dhe konkrete të jetë zgjidhja, aq më e madhe është mbështetja brenda dhe jashtë vendit. Kjo Platformë duhet paraqitur që sot në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet treguar derë më derë te çdo qytetar. Opozita duhet të identifikohet me zgjidhjen e vërtetë dhe në themel të krizës dhe duhet t’u rrijë larg makinacioneve të zvarritjes rilindase, që kanë qëllim humbjen e kohës dhe veprimin e votimin e njëanshëm të rrufeshëm në minutën e fundit. 1️⃣ Rikthimi i Kushtetutës së parandryshimeve të vitit 2008, për të rivendosur ndarjen e pushteteve, sistemin e kontrollit dhe balancës ndërmjet tyre, si garanci për funksionimin e shtetit të së drejtës...