”Plasi keq mes Veliajt dhe Ramës”, reagon Shehaj: Të tregojë të gjitha zullumet që kanë bërë

”Plasi keq mes Veliajt dhe Ramës”, reagon Shehaj: Të tregojë të gjitha zullumet që kanë bërë

Kryetari i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli për një rrëmbim policor dhe transferim politik nga burgu i Durrësit ku mbahej deri më sot, drejt burgut të Fierit, pa pëlqimin e tij. Po ashtu Shehaj nënvizon se veprimi i radhës i Veliajt duhet të jetë rrëfimi i tij për zullumet që kanë bërë bashku me Ramën. ”Erion Veliaj të tregojë zullumet që ka bërë me Edi Ramën, nëse do shoqëri në burgun e Fierit. Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj dhe kushdo që ka futur duart në xhepat e shqiptareve me afera gjigante korrupsioni, duhet te marrin ndëshkimin e merituar nga drejtësia. Vetëm kështu, do kemi një Shqipëri te drejtë, normale, të jetueshme”,-shkruan Shehaj.