Plas skandali i të dhënave, tronditet AfD-ja në Gjermani, publikohen 421 mijë e-maile dhe dokumente!
Një rrjedhje masive e të dhënave ka vënë në vështirësi partinë e djathtës ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Rreth 421 mijë email-e, 50 mijë dokumente të bashkëngjitura dhe materiale të tjera të brendshme janë publikuar në internet, duke ngritur pikëpyetje mbi komunikimet, aktivitetet dhe mënyrën se si funksionon partia nga brenda. Arkivi, me një madhësi prej rreth 280 gigabajtësh, përmban email-e të drejtueses së partisë, Alice Weidel, të bashkëdrejtuesit Tino Chrupalla, të figurës së njohur Alexander Gauland, si dhe të dhjetëra anëtarëve të parlamentit. Mes materialeve raportohet se ka edhe dokumente identifikimi, të dhëna bankare, fatura dhe plane strategjike. Të dhënat janë publikuar në faqen hexane.cc, ku përdoruesit mund të gjejnë një indeks të arkivit dhe përmbledhje të përgatitura nga inteligjenca artificiale. Sipas...
Burimi:
javanews.al