Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Perspektiva e Kosovës për anëtarësim në Aleancë dhe marrëdhëniet e saj të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, megjithatë, mund të përballen me sfida të reja. Kështu vlerëson ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, për Radion Evropa e Lirë, në kohën kur Uashingtoni ka propozuar një kornizë më të gjerë për sigurinë e Evropës, krahas përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas tij, dy çështje mund të kenë rëndësi të veçantë për Kosovën: përpjekjet e Rusisë për të penguar zgjerimin e NATO-s dhe ato për të kufizuar praninë ushtarake amerikane në Evropë. Propozimi amerikan, i paraqitur më 5 nëntor nga Jared Kushner, i dërguari i presidentit...
Burimi:
ntv.al