No Image Available

Plagosja e Vishkullit dhe studentët me dëmtime të rënda/ Prokuroria pret provën nga Italia, plumb gome apo material tjetër?

Dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos 28-vjeçari Erjon Vishkulli. Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, mes tyre edhe ajo e 28-vjeçarit. Ditën e nesërme, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se Prokuroria pritet të dërgojë në Itali një letër-porosi për të siguruar materialin që do të nxirret nga syri i Erjon Vishkullit, si provë, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një plumb gome apo material tjetër. Për këtë, prokurorët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në Bankën e Shqipërisë, kartelën mjekësore të 28-vjeçarit pranë Spitalit të Traumës, si dhe...