Plagosja e avokatit Shllaku në mes të lokalit, Dhoma e Avokatisë Durrës pezullon seancat për 2 orë: Kërkojmë siguri!
PAMJE NGA VENDI I PLAGOSJES DURRËS-Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës vendosi bojkot me 2 orë të seancave gjyqësore, në shenjë proteste pas plagosjes me armë të avokatit Elton Shllaku. Sipas vendimit të firmosur më 17 shtator, avokatët pezulluan pjesëmarrjen në seanca nga ora 08:00 deri në 10:00, duke kërkuar rritjen e masave të sigurisë gjatë ushtrimit të profesionit. Vendimi i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës i është përcjellë edhe Prokurorisë dhe Policisë së Durrësit. Prokurorisë i kërkohet një hetim i shpejtë dhe i plotë për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore. Avokatët kërkojnë nga Policia e Durrësit, informacion mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra për dokumentimin e plotë të rastit. VENDIMI 52-vjeçari Elton Shllaku, me profesion avokat u qëllua...
Burimi:
zeri.ai