Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, i dyshuar për plagosjen e rëndë me dashje të 67-vjeçarit Enver Grëmi dhe për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja Bora Shaholli, pas kërkesës së Prokurorisë së Fierit për caktimin e masës së sigurisë më të rëndë. Ngjarja që çoi në arrestimin e 52-vjeçarit u regjistrua në fshatin Suk të Roskovecit, ku ai dyshohet se tentoi të merrte sërish me forcë vajzën 34-vjeçare të familjes Grëmi. Përballja me të atin e saj përfundoi në konflikt fizik, ku 67-vjeçari mbeti i plagosur pasi u godit me një mjet prerës, drapër, në këmbë, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni. Por pas kësaj...
Burimi:
syri.net