PL refuzon ftesën e Begajt, Blushi letër Begajt: Nuk marr pjesë në procedura formale

PL refuzon ftesën e Begajt, Blushi letër Begajt: Nuk marr pjesë në procedura formale

tedi blushi TIRANË- Partia e Lirisë ka refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore 2027. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i është drejtuar me një letër presidentit, ku e cilëson të papërshtatshëm takimin me argumentin se vendi po përballet me një situatë të rëndë politike.  Blushi argumenton se në fokus të vëmendjes publike duhet të jenë protestat dhe kërkesat e studentëve dhe gjimnazistëve, ndërsa takimin e konsideron një 'konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore është totalisht i pavend dhe i padobishëm'. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së thekson se një konsultim i tillë mund të përdoret për qëllime propagandistike dhe kërkon nga Begaj që të përmbushë detyrimin kushtetues pa...