Piranjat/ Taulant Muka: Monologu i Ekselencës
Mirëmbrëma. Unë jam Taulant Muka, dhe beteja ime është gjuetia e plagjiaturave. A më jep kënaqësi të zbuloj emra ministrash e deputetësh që vjedhin dijen? Po. A më jep gëzim? Jo. Sepse humbësi më i madh nga hajdutët e doktoraturave, është Shqipëria. Jo Shqipëria e tyre, por Shqipëria jonë. Disa vite më parë, ftova profesorin tim të doktoraturës nga Universiteti Erasmus në Holandë në një konferencë në Tiranë. Në fund e pyeta: “Profesor, çfarë ju la më shumë përshtypje?” Prisja të më fliste për natyrën apo mikpritjen. Jo. Tha: “Të rinjtë.” “Nuk kam parë në asnjë vend të rinj kaq të etur për të mësuar.” Dhe sa herë e kujtoj, më lind një pyetje: Si ka mundësi që një vend me kaq shumë etje për...
Burimi:
syri.net